BOTA

Tension në Maqedoni/ Një shqiptar kryetar parlamenti, gjakoset Zoran Zaev

19:30 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Para Kuvendit të Maqedonisë është përshkallëzuar situata me protestuesit pro-Gruevski. Policia nuk ka arritur t’a bllokojë hyrjen e Kuvendit. Informatat më të fundit nga policia janë se po mblidhen vazhdimisht qytetarë në drejtim të turmës. Pasi që deputetët e VMRO-së e shpallën të mbyllur seancën, shumica e re parlamentare ka votuar kandidatin për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferrin. Duke qëndruar në këmbë deputetët kanë votuar “PRO” kandidatit të shumicës parlamentare. Ndërkohë jashtë Kuvendit janë mbledhur mijëra protestues për të kundërshtuar këtë veprim. Në këto momente lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediumet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.