Kryesore

Vendimi i LSI/ Meta dhe Vasili kandidatë zyrtarë për president të Republikës

18:57 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Burime zyrtare nga Lëvizja Socialiste për Integrim thanë për GSH.al se 2 kandidatët e kësaj partie për postin e presidentit janë Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Formalisht, ky ka qenë propozim i Luan Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI.

Krerët e koalicionit, Rama-Meta bashkë me mbështetësit e tyre kryesorë në partitë respektive janë mbledhur tek Vila 30 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë për të diskutuar rreth procesit të nesërm të zgjedhjes së kreut të shtetit. Burime mediatike thanë se Ilir Meta do të jetë presidenti i ardhshëm dhe për këtë ka nisur edhe mbledhja e votave.

Muajt e fundit kanë shënuar përplasje konstante mes dy partive, disa ministra dhe shumë deputetë të LSI-së kanë kërkuar që Ilir Meta të synojë postin e kryeministrit të vendit.

Vetë Meta ka deklaruar se këtë gjë do ta vendosin shqiptarët, duke nënkuptuar se ai synon të qëndrojë si kryetari i LSI-së të paktën në fushatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë, nëse Ilir Meta do të zgjidhet president i Republikës ai do dorëhiqet nga kreu i LSI-së, duke ja lënë vendin Luan Ramës ose Petrit Vasilit. Burime pranë LSI-së thanë për GSH.al “drejt këtij skenari po shkohet”…

“Meta president” do të përkthehej jo thjesht automatikisht në “Rama kryeministër” edhe 4 vite të tjera, por do të sanksiononte pushtetin e plotë dhe kontrollin e Partisë Socialiste mbi Kuvendin e ardhshëm, institucionet e drejtësisë, pushtetin vendor dhe jetën e vendit në përgjithësi.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.