Tech

Video/ Kulla e familjes në Gllogjan mbushet me miq, ja çfarë thotë babai i Ramush Haradinajt

14:26 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pas lirimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, kulla e familjes së tij në Gllogjan të Deçanit është mbushur me dhjetëra  miq.

Babai i Ramush Haradinaj, Hilmiu, po pret e përcjell urime nga e gjitha Kosova në odën e tij, Gllogjan.

Në këtë ditë të veçantë për familjen e tij, ai shpreh me padurim dëshirën e takimit sa më të shpejtë të të birit, ish-kryeministrit të Kosovës. Në një intervistë për Klan Kosova, Ilmi Haradinaj, ka thënë se sot janë të gëzuar, por që ndalimin e tij e kishin përjetuar shumë rëndë.

“Më duket se u bë boll”, – ka pohuar Hilmi Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Ramushi nuk është i joni, i Gllogjanit apo i Kosovës, por krejt Shqiptarisë. Kosova ka pasur nevojë për Ramushin”, – ka theksuar ai.

“Sipas meje Serbia nuk do të pushojë edhe pas kësaj, por jam i bindur që s’ka fituar deri sot dhe nuk do të fitojë as pas ditës sotme”, ka shtuar ai më tej.

Haradinaj ka thënë se UÇK ka qenë ushtri e pastër.

“Ata kanë luftuar për vendin e tyre, kanë luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ramushi njeri i gjallë, ai do të përpiqet të punojë, për mirë, besoj”, ka përfunduar ai.

Vlen të theksohet se për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj kjo është fitorja e tretë e tij nga drejtësia ndërkombëtare të cilat për herë të tretë hodhën poshtë pretendimet e Serbisë ndaj tij dhe luftës së UÇK-së.

Sot gjykata franceze e Kolmarit e hodhi poshtë kërkesën e fundit serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së, të cilin Prokuroria Serbe e akuzonte për krime lufte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.