Kryesore

A do të rrudhet tani LSI-ja? Ja si përgjigjet presidenti Ilir Meta (Petrit Vasili pasues)

19:17 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i LSI-së tha sot se kjo parti do të rritet për aq kohë sa do t’i shërbejë Shqipërisë.

Me largimin tuaj nga LSI, a mund të rrudhen rezultatet e kësaj partie?

Nëse do të rrudhej, atëherë do ta meritonte, nëse fuqia e kësaj partie do të mbështetej vetëm tek një person. Absolutisht mendoj që fuqia e LSI-së do të rritet, se ka mjaft drejtues dhe drejtuese të aftë dhe të jashtëzakonshëm.

Do të respektoj Kushtetutën e vendit, më 23 korrik do të dorëzoj teserën tek sekretari i përgjithshëm ose zv/kryetari i LSI-së dhe do t’u them të ma ruajnë mirë atë dokument.

Pasuesi juaj në LSI?

S’ka nevojë të mendoj emër sepse pas kryetarit ka zv/kryetarin i cili është zoti Petrit Vasili që ka qenë më i votuari në Konventë. Ai do të drejtuesi deri në përfundim të mandatit që ka filluar me zgjedhjen time.

Si ishte mesazhi i urimit të zotit Rama?

Ishte shumë normal dhe miqësor. Ai ka qenë prej kohësh promovues i kësaj ideje, i zgjedhjes sime si president i Republikës.

Unë jam motivuar këto 48 orë për ta pranuar këtë detyrë.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.