AKTUALITET

Arrestohet vajza nga Elbasani, “15 mijë €, ose i thashë gruas”, ja shantazhi që i bënte të dashurit të martuar

11:18 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestohet nga policia e Tiranës vajza 28-vjeçare nga Elbasani, e dënuar me burg, pasi kanosi të dashurin e martuar. Policia e Tiranës ka bërë me dije se në pranga u vu dje Xhensila Bylyku, 28 vjeç, banuese në Elbasan.

“Ajo u arrestua se Gjykata e Krimeve të Rënda, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal”- njofton policia.

Historia

Xhensila Bylyku, 28 vjeçe është një e dënuar në mungesë e shpallur në kërkim për gjobëvenie pas vendimit që i dha dy vjet heqje burgim.

Vajza nga Elbasani u shpall fajtore pasi kërcënonte një biznesmen që e kishte njohur në “Facebook” se bisedat intime me të do t’ia dërgonte bashkëshortes së tij, ka raportuar Tch, një vit me pare teksa publikoi historinë e saj.

“Fillimisht ajo më kërkonte t’i mbushja telefonin, pastaj më thoshte se t’i kam regjistruar bisedat e do t’ia nis bashkëshortes. Kjo situatë vazhdoi deri në fund të dhjetorit, kur ajo më tha se shpëtoja prej saj duhet ti dërgoja 1 mijë euro. Nuk pranova. Por ajo më tha se do t’i shkruante gruas time në “Facebook”. I dërgova 700 euro. Pas disa muajsh ajo u kthye sërish dhe më tha; që të zhdukem nga jeta jote dua 2 mijë euro”, – shprehet kallëzuesi në materialet hetimore.

Xhensila është një ndër 10 rastet e gjykuara gjatë 2015-s në të cilat rezulton se të akuzuarit kanë përdorur foto dhe materiale intime të ish-partnerëve të tyre për t’ju vënë gjoba. Rasti më tipik është ai i një studenteje në vitin e dytë, e cila pas një marrëdhënieje 1-vjeçare gjobiti ish-të dashurin.

“Ke kohë deri në orën 16:00 të hedhësh në llogari 15 mijë euro përpara se gruaja jote ta marrë vesh historinë tënde. Hidhi në llogarinë me emrin Desilvja. Mos harro.. kam foto, di shkollën e vajzave të tua, shtëpinë tënde, kam aq arsye sa të vi që sot. Dhe mos guxo të bësh lojra, mos e qaj me njëri hallin, e gjitha mbyllet këtu në mënyrë të drejtë.”

Krimet e Rënda kanë gjykuar për 2015, 40 raste gjobëvëniesh, më tipiket ato mes partnerësh dhe mes adoleshentësh që kërcënojnë njëri-tjetrin. Fare pak janë gjobëvëniet ndaj biznesmenëve për të cilat të jenë dënuar grupe kriminale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.