Kryesore

Blushi del kundër: Ilir Meta president nga frika, ja pse nuk e votoj

10:23 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, duke komentuar situatën e fundit politike ka bërë të ditur se Ilir Meta kërkon të zgjidhet president në mes të krizës. Ai ka theksuar se nuk mund t’i japë votën Metës, pasi ai po bëhet president nga frika dhe jo nga shpresa.

Ja statusi i plotë

NUK VOTOJ ILIR METËN

Kam patur të drejtë kur kam thënë se kriza po hyn në krizë. Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës,për shkak të krizës dhe në kurriz të krizës, për ti ikur krizës. Kur të gjithë duhej të lëshonim dicka për të lehtësuar peshën e anijes së Shqipërisë që po mbytet, ky mori edhe atë pak pushtet që kishte mbetur. Ilir Meta u bë President nga frika dhe jo nga shpresa. Ilir Meta është Presidenti i Rilindjes dhe jo i Popullit. Është Presidenti i të shkuarës jo i të ardhmes. E si mund ta votoj? LIBRA voton vetëm të ardhmen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.