Kryesore

E fundit/ Ilir Meta president! Kuvendi voton me 87 vota kreun e shtetit (2 vota kundër)

18:01 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot presidentin e ri të Republikës.

Kreu i ri i shtetit u zgjodh Ilir Meta, i cili u votua nga 87 deputetë në një votim të fshehtë nominal, proces që zgjati rreth 30 minuta. 2 deputetë votuan kundër, të cilat mendohen të jenë të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit.

Në fillim të seancës, deputetja socialiste Vasilika Hysi lexoi CV-në e tij zytare dhe tha se formalisht, Ilir Meta i përmbush kriteret ligjore për këtë post. Presidenti i ri do ta marrë detyrën më 24 korrik, ditë kur skadon afati për presidentin në detyrë, Bujar Nishani.

Gjatë votimit ra në sy se deputetët e PS-së kishin zënë vendet e deputetëve demokratë. Madje, vetë kryeministri Rama ishte ulur në karrigen e ish-kryeministrit Sali Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.