Kryesore

Përfundon mbledhja, zbardhen dy urdhrat e Ramës para zgjedhjes së Metës president

11:06 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

E ndërsa pritet që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet sot në orën 17:00 në një seancë plenare për të zhvilluar raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndër kandidaturat e propozuara vetëm nga LSI-ja, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit  mbledhi sot deputetët e grupit parlamentar socialist ku mësohet se u është thënë që asnjë të mos mungojë   në seancën  e sotme .

Mësohet se grupi PS ka miratuar kandidaturën e Metës për president, e cila u votua në unanimitet.

Porosia e dytë ka qenë për zgjedhjet e 18 qershorit ai ka kërkuar deputeteve që ta transmetojnë edhe ne bazë që në 18 qershore te mos ketë asnjë shkelje ne procesin zgjedhor dhe asnjë skandal gjatë votimit.

Mbledhja ka nisur paradite dhe vjen pak kohë para se Kuvendi të zhvillojë raundin e katër të zgjedhjes së presidentit të ri

Tashmë ka një emër të qartë, e për të cilën PS dhe vetë Rama e ka dhënë që dje votën. Ilir Meta do të zgjidhet sot Presidenti i ri i Republikës dhe do të marrë detyrën më 24 korrik.

Mazhoranca i dha fund dje djegies së raundeve pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi priti opozitën në tri raundet e para që të bëhej pjesë e procesit.

Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë ai në krye të shtetit shqiptar.

 

KUVENDI

Kuvendi mblidhet pasditen e sotme për raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Por përpara kësaj, është parashikuar mbledhja e Komisionit të Ligjeve për të shqyrtuar kandidaturat. Në mbledhjen që nis në orën 15:00, komisioni do të shqyrtojnë dy kandidaturat e propozuara nga LSI, Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

Kujtojmë se seanca parlamentare për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të ri do të mbahen sot në orën 17:00.

Sakaq, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut janë parashikuar edhe disa projektligje.

Në rend të ditës:
Shqyrtimi i kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, raundi i katërt i votimit, 28 prill 2017.

Shqyrtimi i projektligjit “Për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2011, për projektin “Programi i infrastrukturës komunale III”.

Shqyrtimi i projektligjit “Për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2012, për projektin ‘Programi i infrastrukturës komunale IV’”

Mbledhja zhvillohet në sallën e mbledhjeve të komisionit të Ligjeve, në Kryesinë e Kuvendit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.