Kryesore

Fotot/ Flet presidenti i ri, Ilir Meta: Kë falenderoj dhe pse bëra këtë zgjedhje…

18:16 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i ri i Republikës që u zgjodh me 87 vota sot në Kuvend, Ilir Meta foli para deputetëve menjëherë pas shpalljes së rezultatit.

“Në raportin mes pushtetit dhe demokracisë, unë zgjedh gjithnjë demokracinë.

Falenderoj ata që morën pjesë, ata që më votuan, ata që nuk më votuan dhe sidomos ata që nuk ishin të pranishëm në seancë. Unë kam lindur në Çepan të Skraparit, në një fshat malor në një rreth malor dhe ndër më të thellët në Shqipëri.

Kur kam qenë student, ëndërra më e madhe ka qenë që të bëhesha pedagog, nuk ëndërroja më shumë në vitin ’88.

Ndaj unë sot, zgjedh gjithnjë demokracinë. Do të respektoj ligjin, Kushtetutën. Do t’i lutesha të gjithëve të përpiqemi jo thjesht gjithë partive, por çdo qyteti shqiptar mundësinë që të shkojë në zgjedhjet më të lira dhe demokratike që vendi meriton. Më 21 korrik në mëngjes, kur ishin shuar shpresat për konsensus për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi kam qenë shumë i shqetësuar dhe kam apeluar për konsensus në mënyrë që Shqipëria të mos bëhej Maqedoni”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.