Kryesore

Agron Duka: Pavarësisht njohjes, nuk do ta votoj  Metën president

12:19 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i PAA-së, Agron Duka, është shprehur edhe një herë se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje pa një qeveri teknike.

Kreu i PAA, theksoi se pavarësisht njohjes që ka, ai nuk do ta votojë Ilir Metën president.

“Opozita gjithmonë është shprehur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pa siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me zgjedhjen e presidentit, tregon që nuk ka ndryshuar asgjë. Në këto kushte, opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka përshkallëzuar qëndrimet e saj dhe të do të bëjë një protestë masive në Kavajë. Kemi një kërkesë drejt qëllimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Duka.

Kreu i PAA tha se ndihet i çuditur nga kandidatët për president, ndërsa tha se do mbajë qëndrimin e opozitës dhe nuk do marrë pjesë në raundin e katërt për presidentin.

“Meta President, e pritshme. Ishte një nga opsionet e mundshme për të gjetur ekuilibrat për pushtet mes mazhorancës, shpesh herë përflitej që mund të ndodhte kjo që ndodhi. Nuk është se u çudita. Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja se mund të ishte Vasili kandidaturë për President, kur flitet për kandidaturat gjithmonë të parat janë hedhur për konsum, ai finali gjithmonë ka dalë në kohën e duhur. Më çuditin seancat, që duken farsë teatrale pa kandidatura, me gjoja thirrjen e opozitës për të gjetur kandidaturë të përbashkët, sepse tashmë ata e dinin që opozita nuk merrte pjesë në seancat plenare për zgjedhjen e Presidentit. Doli dhe Basha me deklaratën që Presidenti të zgjidhet nga populli. Në fund do mbetemi në një kandidaturë të vetme të mazhorancës, u bë zoti Meta. Besoj që nuk ka njeri të thotë që nuk është bërë për shkak të ekuilibrave mes aleatëve PS dhe LSI. Opozita nuk mbështet Metën. Opozita nuk e mbështet kandidaturën e dalë. Unë të them të drejtën kam njohje me zotin Meta por nuk jam në vështirësi të them se derisa jemi në politikë, unë do të mbaj qëndrimin e opozitës dhe nuk do marr pjesë në Kuvend”, u shpreh Duka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.