Kryesore

Kryemadhi: S’jam shumë e kthjellët për atë që ndodhi. Unë në krye të LSI? S’e kam menduar… më lini të marr veten

18:55 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bashkëshortja e Ilir Metës, presidentit të zgjedhur, tha sot pas seancën plenare se ajo do të vazhdojë të mbajë vendin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo u pyet nga gazetarët nëse do të jetë ajo një nga kandidatët për drejtimin e LSI dhe në përgjigjen e saj nuk e mohoi këtë gjë.

Do të jeni Zonjë e Parë apo deputete?

Jam deputete, do ta mbaj këtë post.

A do të kandidoni për drejtimin e LSI-së?

S’e kam menduar, më lini të mbaj çik veten… por ju kujtoj se kryetari i LSI-së zgjidhet me “një anëtar – një votë”.

E keni uruar bashkëshortin për zgjedhjen si president i vendit?

S’e kam uruar se nuk jam shumë e kthjellët për atë çka ndodhi.

A jeni e kënaqur që Meta u zgjodh president?

Mua do të më pëlqente Petrit Vasili ose Arta Dade, por ndonjëherë pakica është e detyruar t’i nënshtrohet shumicës. Presidentit i uroj ti japë Zoti kthjelltësi, mençuri. Shqipëria ka nevojë për më shumë mirëqënie, të mos bëhet si Maqedonia”.

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.