Kryesore

Meta president/ Vjen urimi i parë, Alfred Moisiu: Do qëndrojë 10 vite në atë detyrë

13:58 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Parlamenti shqiptar pritet të votojë sot pasdite Ilir Metën në postin e presidentit të ri të Republikës. Ish-presidenti Alfred Moisiu e vlerëson pozitivisht figurën e kryetarit të Kuvendit.

“Mbase jam i pari, por dua ta uroj sot Ilir Metën. Ai ka manifestuar konsensus, është një zgjedhje e goditur. Kjo është edhe një arritje personale për Ilir Metën dhe duke parë marrëdhëniet që ai ka me PS e PD, mund të zgjidhet edhe për një mandat të dytë.

Them se kjo do të thyejë edhe tabunë e një mandati 5 vjeçar të Presidentëve shqiptarë. Do ta shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Deri tani të gjithë presidentët kanë bërë nga një mandat, edhe kjo për mendimin tim do të arrihej pas shumë viteve.

Po ja që u krijua një rast që me raportin që ka Ilir Meta qoftë me të majtën apo me të djathën, por ka edhe një parti që ka kryesuar që tani me siguri ka për ta lënë se është i detyruar nga kushtetuta, kështu që do ketë një vazhdimësi dy mandatçe, do jetë i pari që do bëjë 10 vjet President”, ka deklaruar sot ish-kreu i shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.