Kryesore

Meta president, Kuvendi voton sot kreun e ri të shtetit! (88 deputetë në sallë)

13:20 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi i Shqipërisë voton sot presidentin e ri të Republikës. Pas propozimit të 23 deputetëve kryetari aktual i Kuvendit, Ilir Meta do votohet në seancë. Para votimit, Vasilika Hysi lexoi CV-në e tij zytare dhe tha se formalisht, Ilir Meta i përmbush kriteret ligjore për këtë post. Ai do të marrë detyrën në korrik.




Më herët u bë publike lista e deputetëve që kanë propozuar emrin e Ilir Metës si kandidat për President të Republikës. Ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së partisë, janë mbledhur firmat e deputetëve të LSI-së.

Si duket edhe nga firmat, duket se edhe partia e Shpëtim Idrizit, ka firmosur për Ilir Metën si President, duke iu bashkuar firmave të LSI dhe PS.  Ndërkaq ditën e sotme, në orën 17:00 mbahet dhe raundi i katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.