Kryesore

Ndoka: Ambasadori i OSBE është përgjegjësi kryesor i krizës ku ndodhet sot Shqipëria

11:49 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Situata politike në vend ka mbledhur sot në një takim ambasadorët me krerët e partive të vogla parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Te pranishëm ne takim ishin ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe kreu i prezencës se OSBE-se në vendin tonë Boschardt.

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe OSBE-së ka hedhur akuza të shumta ndaj tyre. Sipas Ndokës, situata ku ndodhet sot Shqipëria është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e OSBE-së dhe rekomandimeve të saj.

“I shpreha ambasadorit Lu që në kohën e komunizmit kemi votuar 99.99% por kanë qenë të ligjshme në një sistem diktatorial. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Me zgjedhjen e Presidentit të ri Vettingu tani ka rënë. Këto nuk janë kërkesa të PD-së, por janë standarde që edhe PD i kërkon për të gjitha partitë e tjera politike. i shprehëm edhe gabimet që kryeministri ka bërë në raport me opozitën. Ka zhvilluar zgjedhje lokale dhe i ka manipuluar ato, nuk ka ofruar konsensus për opozitën. E vetmja rrugë është dorëheqja e Ramës që të mos kalojë në rrugë të tjera.

I thashë ambasadorit të OSBE që ti je problemi kryesor pasi ishe ti që një vit më parë që the se për votimin elektronik nuk ka kohë, ndërkohë që tani thuhet se ka kohë. Nuk ka unifikim të qëndrimeve mes SHBA-së dhe BE-së. Kishte një draft në tryezë që fliste edhe për zgjedhjen e Presidentit megjithëse ky tani është fakt i kryer. Ambasadori Lu thoshte se Presidenti nuk është zgjedhur akoma.

Nuk pati kërkesë për tu futur në zgjedhje pavarësisht se ky ishte qëllimi i këtij takimi. Sugjerimet tona ishin përtej dëshirës së tyre dhe më tepër e ndjejnë veten fajtorë të krizës. U thamë se vendi po futet në krizë të thellë për shkak se disa tyre janë treguar të njëanshëm në qëndrimet e tyre”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.