Tech

Tensioni në Maqedoni/ Ministri i Shëndetësisë nuk mirëpritet në spital, mjekja e ‘pështyn’ në fytyrë

08:32 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nikolla Todorov, Ministri i Shëndetsisë nuk është mirëpritur mbrëmë në spitalin e Shkupit nga mjekët kujdestarë. Ai ka shkuar t’i vizitojë policët e lënduar, njoftojnë burime jozyrtare për disa portale, por nuk ka gjetur mikepritjen nga ana e stafi mjekësor.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se ministri i Shëndetsisë, Todorov është ofenduar edhe pështyrë në fytyrë nga një mjeke.

Çfarë ndodhi

Para Kuvendit të Maqedonisë është përshkallëzuar situata me protestuesit pro-Gruevski. Policia nuk ka arritur t’a bllokojë hyrjen e Kuvendit. Informatat më të fundit nga policia janë se po mblidhen vazhdimisht qytetarë në drejtim të turmës. Pasi që deputetët e VMRO-së e shpallën të mbyllur seancën, shumica e re parlamentare ka votuar kandidatin për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferrin. Duke qëndruar në këmbë deputetët kanë votuar “PRO” kandidatit të shumicës parlamentare.

Në sallën për konferenca janë rrahur shumë deputet nga mazhoranca sidomos ato të LSDM-së, ku shihet Zaevi i gjakosur dhe disa deputet të tjerë, gjithashtu të lënduar dhe të mbuluar me gjak.

Në videon e mëposhtme duket se si dhunohet dhe tërhiqet për flokësh deputetja e LSDM-së Radmilla Shekereniska.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.