Tech

“Bomba” e Artan Hoxhës: Makina e vrasësve të Ervin Dalipajt, ka qenë e zyrtarit të lartë të policisë

18:40 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari investigativ i “News 24”, Artan Hoxha tha sot në emisionin “Kjo Javë me Nisida Tufën” se në vrasjen e dyfishtë të Sukthit është e përfshirë edhe policia e Shtetit.

“Një nga mjetet e autorëve përdorej nga një zyrtar i lartë të policisë së Shtetit. Policia është e implikuar, nuk i ka arrestuar personat në kërkim. Ngjarja dyshohet se ka lidhje me trafikun e drogës në sasira të mëdha”, tha Hoxha.

Gazetari investigativ paralajmëroi se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet, mund të ketë viktima të tjera. “Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute. Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë. Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim. Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e krimeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë. Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet. Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë”, deklaroi gazetari i “News 24”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.