Tech

VIDEO/ Tensioni, Tirana kampione në basketboll, tifozët rrethojnë vilën e presidentit Halili

21:19 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tirana fitoi sot finalen e tretë të basketbollit për meshkuj duke u shpallur kampione e Shqipërisë në ndeshjen përballë Vllaznisë në “Asllan Rusi”. Tifogrupi “Tirona Fanatics” kanë protestuar sonte para “vila Goldi”-t, selia e presidentit të ekipit të futbollit Refik Halili. Tifozët protestojnë ndaj mënyrës së menaxhimit të ekipit të bardhebluve, i cili është në pjesën e poshtme të tabelës së renditjes.

NDESHJA E BASKETBOLLIT

Tirana fitoi me rezultatin 87 – 80 dhe u shpall kampione e vendit. Takimi u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, i cili ishte i tejmbushur nga bardheblutë e “Tirona Fanatics” të cilët hapën dhe koreografinë përkatëse. (shih KETU videon e festës)

Pasi kishin triumfuar në dy takimet e para, edhe në këtë sfidë bardheblutë i vunë “vulën” përballë publikut të tyre duke e çuar në 3-0 numrin e fitoreve. Festa ishte legjitime për Tiranën dhe tifozët e pranishëm në “Asllan Rusi”, ku përmes emocioneve dhe lotëve nisën të festonin për trofeun e shumëpritur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.