Kryesore

Batuta dhe mesazhe, Meta flet për herë të fundit si kreu i LSI: Të bëjmë Petrit Vasilin kryeministër!

12:04 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ilir Meta, i zgjedhur Presidenti i Ri i Shqipërisë, gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI, u shpreh se LSI do të jetë një forcë e rëndësishme dhe do ia dalë me të gjithë lidershipin e fortë që ka.

“Një shpresë ku të rinjtë dhe të rejat e gjejnë vetën si një force e rëndësishme. Por të shumtë janë simpatizantë që më pyesin se: Çfarë do të bëhet me LSI? Kjo forcë politike ka kaluar prova shumë të mëdha dhe jam i bindur se do të ketë një rritje të jashtëzakonshme në interes të demokracisë dhe të stabiliteti të vendi, për t’u ofruar shqiptarëve një shans më të mirë. LSI nuk është krijuar si një parti pushteti, por si një parti reaksion kundër partive në pushtet.

Në 2008 u ndryshua Kushtetuta, vetëm për të asgjësuar LSI. Kjo nuk u asgjësua edhe pse u dëmtua shumë, por është kthyer në një faktor mjaft të rëndësishëm. Që ditën e parë kam investuar për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Ky është një model jo vetëm në rajon por edhe në botë. Je jemi shumë të lumtur për dimensionet që LSI ka marrë sot.

Në këto zgjedhje edhe me kryetar Petrit Vasilit do të arrini një fitore të pamenduar. Me Petrit Vasilin në krye, LSI do të njohë vetëm rritje. T’i japim shans Vasilit të jetë njësh i LSI, me përkrahjen tuaj mund të bëhet edhe njësh i Qeverisë. Bëj shaka, ju e zgjidhni vetë kë doni kryeministër, është e drejta juaj”, u shpreh Meta. Duhet të kisha ikur me kohë nga posti i kryetarit të LSI. Dokumentin do ta dorëzoj, por do t’i them që ta ruajnë mirë, pasi kur të lë mandatin e presidentit do të kthehem dhe do ta marr sërish”.

Më tej, Meta vijon:

“Ne i kuptojmë shqetësimet e opozitës . Jam akuzuar shpesh se jam aq i disponueshëm për të përkrahur opozitën sa jam akuzuar se s’kishin ku te gjenin president më të afërt me PD-në, gjë qe mendoj se s’është e vërtetë. Siç me tha Namik Dokle president më socialist se ty vështirë të gjenin” (qesh).

Dua të jap disa mesazhe në këtë situatë kritike që ndodhet vendi: Në demokraci nuk mund t’i japin të gjitha, por duhet të luftosh të fitosh të drejta. Bojkoti asnjëherë nuk është zgjedhje.

Gjatë fjalës në Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI-së, Ilir Meta tregoi edhe se si vajza e tij Era e ka marrë vesh që ai do të behej president.

“Era po vite se ishte në një dasmë në Amerikë dhe nuk dinte gjë që unë jam kandidat për president. Ajo e kishte marrë vesh nga urimet e shokëve dhe shoqeve se babi po të bëhet president. Dhe ajo menjëherë pyet Lonën, e cila i kishte thënë që po shefi do të bëhet president. Ndërkohë që Era menjëherë i është kthyer: “Lëre presidentin, po me LSI çfarë do të behet?”, – u shpreh Meta.

Më parë thoja që kam tre femijë dhe LSI. Tani që po iki, them që kam tre fëmijë dhe LRI-në”.

Ndërkaq, kreu ende në detyrë i LSI-së njoftoi Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë edhe për Konventën që është parashikuar të mbahet të mërkurën.

Në deklaratën e një dite më parë, Meta theksoi se LSI do të njohë rritje të mëtejshme.

“Nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla, por nuk jam aspak dakord me disa titra që lexova të Kryetarit të ardhshëm të LSI-së z. Vasili, i cili thoshte se me apo pa Metën, LSI-ja do të jetë një forcë e qëndrueshme. Unë jam i sigurt se LSI-ja do të njohë rritje dhe kam garanci, sidomos te kjo listë që lexova, te të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Angazhimi im në politikë ka qenë gjithnjë në mbështetje të të rinjve dhe të rejave. Ata janë shpresa më e madhe që politika jonë të mos zhytet në një konflikt dhe egoizëm të tillë që mund të krijojë pasiguri për të gjithë qytetarët shqiptarë në një mënyrë të pamerituar.

Nesër Kryesia e LSI-së vendosi të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI-së ku do të merren disa vendime të rëndësishme për drejtimin e LSI-së dhe ku unë i kam kërkuar dhe do t’i kërkoj KDK-së dhe Konventës Kombëtare që Kryetarja apo Kryetari i LRI-së në statut të jetë gjithmonë Nënkryetar i LRI-së. Ditën e mërkurë do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së në mënyrë që të zgjedhë Kryetarin e ri dhe Zv.Kryetarin e ri”, u shpreh Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.