Kryesore

Dorëheqja e Metës/ Petrit Vasili kryetar, Monika Kryemadhi numri 2 i LSI-së

17:10 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas dorëheqjes së Ilir Metës nga të gjitha funksionet e LSI-së, pritet që Petrit Vasili do të mbajë postin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për integrim. Sipas burimeve mësohet që në mbledhjen e KDK-së Ilir Meta dorëzoi funksionet drejtuese në parti dhe u la që javën e ardhshme të zgjidhet nga Konventa Kombëtare kryetari i LSI dhe zv/kryetari i parë i LSI.

Sipas të njëjtit burim mësohet se Konventa do të votojë dy emra për kupolën drejtuese të LSI. Petrit Vasili do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës si dhe Monika Kryemadhi, e cila do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në LSI. Gjithashtu mësohet  që kush dëshiron të konkurojë për numrin dy në LSI të paraqesë kandidaturën deri ditën e martë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.