AKTUALITET

Emri/ Plagosi me thikë një 42-vjeçar në Durrës, arrestohet autori

12:46 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin E.H, 42 vjeç, por është arrestuar nga Policia e Durrësit. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga shtetasin Fatjon Kovaçi, banues në Durrës. Policia ka bërë të ditur se 21-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin E.H, 42 vjeç, banues po në Durrës.

Shtetasi E.H u gjet nga policia e Durrësit mesnatën që lamë pas, i shtrirë në trotuar në ne lagjen nr. 1 të këtij qyteti.

42-vjeçari mësohet se në fillim nuk ka qenë në gjendje të komunikojë. Ai është dërguar ne spital, ku është konstatuar se ka qenë i plagosur ne shpatull me thikë.

42-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merret ne pyetje nga agjentët e policisë kriminale. Burime nga policia kanë bërë të ditur se personi në fjalë, kur është gjetur ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ishte ne gjendje të komunikonte.

 

Njoftimi i policisë

Më datë 30.04.2017, rreth mesnatës, në lagjen Nr.1, Durrës, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.H. 42 vjeç, banues në Durrës. Shtetasi E.H. është gjetur nga Efektivet e Patrullës së Rendit Publik, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 00:40 në rrugën”Taulantia” në trotuar. Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore, I cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në kohë rekord ka kryer veprimet e para hetimore duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë  parashikuar në nenin 76, 22 të Kodit Penalë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.