Tech

Lista, ja deputeti shqiptar që ka ndërruar tre parti në 4 vjet

14:54 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dje ishte dhe afati i fundit i dorëzimit të listave për kandidatët e partive që do të garojnë për deputet në zgjedhjet e qershorit.

Ajo çka ra në sy ishte fakti se munguan figura të njohura kryesisht nga Partia Socialiste, por nga ana tjetër u panë edhe emra që për një mandat kanë ndryshuar disa parti. I tillë është rasti i Luan Duzhës, që do kandidojë sërish për deputet në qarkun e Elbasanit. Ai ka ndërruar jo pak, por 3 parti në 4 vjet.

Për herë të parë, Duzha u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2013, teksa kandidonte për Partinë Republikane. Por fill pas kësaj, ai ka pranuar ofertën e Metës për të kaluar me LSI. Dhe nga një deputet në opozitë nga PR, ai kaloi në mazhorancë si deputet i LSI. Vetëm pak kohë më pas, dhe atij i vjen një ofertë nga Edi Rama, të cilët ai nuk e refuzoi. Emri i tij, ditën e djeshme u shfaq në listën e PS për Qarkun e Elbasanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.