AKTUALITET

Lezhë/ Zbardhet ngjarja e dy viteve më parë, arrestohet autori i dytë i një grabitjeje me armë. Ja kush është

10:58 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia ka zbardhur dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur me datë 08.03.2015 në fshatin Gëziq – Mirditë ku 2 persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri automatik , nën kërcënimin e përdorimit të armës kanë vjedhur banesën e shtetasit Gj.L.

Ndonëse kanë kaluar dy vite, është identifikuar dhe arrestuar autori i  dytë i kësaj ngjarje kriminale.

Me datë 29.04.2017, nga Sektori për hetimin e krimeve të rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi, arrestimi i autorit të dytë dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur me datë 08.03.2015 në Gëziq – Mirditë, ku 2 persona të maskuar, nën kërcënimin e përdorimit të  armës së zjarrit automatik që ishin të armatosur,  kanë vjedhur banesën e shtetasit Gj.L.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorë të jenë shtetasit :

– Gentian Marku , 26 vjeç, banues në Mirditë

– Paulin Ndreca, 21 vjeç, banues në Mirditë, i cili është arrestuar me datë 17.10.2016  dhe aktualisht ndodhet në I.E.V.P.Lezhë me masë sigurimi personal  “Arrest me burg” në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 140-25 të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.