Kryesore

Kritikat e Manjanit: Debat i kotë për listat, votuesit s’zgjedhin, ja pse duhet opozita!

14:27 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar sërish PS-në, LSI-në dhe partitë e tjera të mazhorancës për listat me kandidatët për deputetë.

Në një status në rrjetin social “Twitter”, ai shkruan se debati për listat është i kotë, pasi nuk kanë asnjë vlerë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

“Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë! Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita”, – shkruan Ylli Manjani në “Twitter”.

Çfarë tha Manjani një ditë më parë

Një ditë më parë, Ylli Manjani me anë të një postimi në “Facebook” Manjani ka refuzuar indirekt propozimin për të qenë pjesë e listës, që sipas tij është jo për deputet. Ai theksoi se i është mirënjohës LSI.

“Jam propozuar për listë e jo për deputet! LSI vijoj t’i jem mirënjohës, por politika bëhet edhe si qytetar i lirë! Këtë kam bërë gjithmonë!”, citohet në mesazhin e Manjanit. Ky i fundit është përfshirë në listë, por ende nuk është përcaktuar qartë se ku do të kandidonte për deputet.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.