Kryesore

Nuk e futi në lista, Vladimir Kosta: Do të tregoj si Rama poshtëron deputetët

21:13 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vetëm tre ditë më parë Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Kosta, pasi ka fshehur dënimin me gjobë për armëmbajtje pa leje në vitin 2000. Nisur nga kjo, Vladimir Kosta nuk ishte në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.

Megjithatë deputeti i qarkut të Gjirokastrës duket se nuk ndan të njëjtin mendim. Në një status në Facebook, Kosta është shprehur se ka qenë Rama ai që e ka larguar nga lista, duke shpikur një intrigë për të. Deputeti shprehet se ditën e nesërme do të publikojë një status rreth Edi Ramës dhe deputetëve të tij

Statusi i Vladimir Kostës

Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.

Partia e Ramës është partia e drejtorëve.

Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie !


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.