AKTUALITET

Sekuestrohen 101 kg marijuanë, arrestohet 26 vjeçari shqiptar në Janinë

14:20 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur drogë në makinë.

Policia greke ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar në kufirin greko-shqiptar në Kallpaq, Janinë, ku ka ndaluar një automjet qe ishte ngarkuar ne kufirin e gjelbër dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Kështu raportohet se në  portobagazhin e mjetit dhe ne sediljet e pasme, u gjetën dhe sekuestruan 13 pako me 101 kilogram 550 gram marijuanë. Në pranga u vendos drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestruan edhe 2 celularë. Mjeti rezulton të jetë marrë me qira në Greqi.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme në një tjetër operacion në Kallpaq të Janinës, është arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi është kapur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante dy pako me 3 kg 350 gram marijuanë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.