Kryesore

U tërhoq nga politika, Dokle: Uroj që vendin tim të mos e zërë ndonjë hajdut pulash

11:11 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Socialiste një ditë më parë bëri të ditur emrat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e vendit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ajo çka ra në sy ishte se në listën e emrave nuk janëu përfshinë shumë figura kryesore të kësaj force politike.

Një prej tyre ishte deputeti Namik Dokle. Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Dokle thotë se pas 27 vitesh deputet, në vendin e tij do të ulet një  i ri. E menjëherë pas kësaj vjen edhe një batutë, “Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!”.

Namik Dokle, shkruan se pas 27 vjetëve, nga zemra më buron: “MIRENJOHJE, ADMIRIM, NDJESE, PERULJE dhe FALJE”!

Ja statusi i plotë

 27 VJET…

Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave te panderprera ne Kuvendin e Shqiperise, ne vendin tim do te ulet nje deputet i ri. E uroj perzemersisht, cilidoqofte! (Vetem “aman” hajdut pulash te mos jete!) Pas 27 vjetëve, nga zemra me buron…
MIRENJOHJE per ata mijera socialiste dhe njerez te mire pa dokumente partiake, qe me kane pritur zemerhapur, kane ecur e punuar bashke me mua dhe, ne disa raste, kane vene edhe jeten e tyre ne rrezik per te me mbrojtur nga falanga idjote politike.
ADMIRIM per deputetet e Grupit Socialist te viteve 1992-1997, te paperseritshem ne perkushtim dhe idealizem, me te cilet sollem per here te pare Partine Socialiste ne pushtet.
NDJESE per gjithe ata njerez me halle e veshtiresi ne jete, te cilet nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk me lane t’i ndihmoja, kur kishin nevoje.
PERULJE dhe pendese per ata pak individe qe rralle…shume, shume rralle mund t’i kem lenduar.
FALJE per ata pak individe qe me kane lenduar, edhe pse lendimi “nuk harrohet kurre”!
Dhe…perqafime per ju miqte e fejsbukut!

 GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.