Kryesore

A po ja mbyll derën PD-ja Selami e Bregut? Ristani: Kërcitjet e fundit të shtrëngatës

18:17 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratave të disa prej deputetëve më të rëndësishëm të Partisë Demokratike, kanë reaguar edhe eksponentët e PD-së. Majlinda Bregu dhe Eduart Selami ditën e sotme janë shprehur se kanë qenë kundra bojkotit të opozitës.

Sipas tyre, vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat dhe Basha po e përdor çadrën. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Arben Ristani, i cili i ka quajtur deklaratat si shtrëngatën e fundit, përpara kohës së bukur që i pret. “Këto janë kërcitjet e fundit. Mesa duket shtrëngata po mbaron dhe kohe e bukur do agojë”, citohet në mesazhin e demokratit.

Nga ana tjetër edhe sekretari i PD-së, Salianji ka thumbuar Bregun dhe Selamin.  Nëpërmjet një statusi në Facebook, Salianji ka thënë se këmbanat e frikës po bien nga çdo portë. Sipas sekretari të PD-së se në 7 maj do të këmbojnë këmbanat e trumfit.

Statusi i Ervin Salianjit

Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte!
U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret.
Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter!
Te bojkotosh popullin te mbash karriget!
Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta, por të abandonosh popullin ne rruge!
Ta duash partine me shume se Shqiperine!
Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët.
Te kesh shume lekë por te besh si i varfer!
Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj!
Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin.
Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista.
Fundi i republikues se vjeter ka ardhur, frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte!
Ne 7 Maj do te kembojne kembanat e triumfit, # zgjedhjetelira

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.