AKTUALITET

Akuzon mjekët e Pediatrisë për neglizhencë për vdekjen e foshnjës, gjyshi: E çuam tre ditë, por…

10:31 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Pas rastit të 18 Prillit ku një foshnje nga Durrësi shkoi pa shenja jete në Urgjencën e Durrësit dhe prindërit akuzuan mjekët e Pediatrisë për neglizhencë, në drejtim të tyre vjen një tjetër denoncim publik.

Vetëm pak javë më parë ku një foshnje nga Durrësi shkoi pa shenja jete në Urgjencë, Pediatria e Durrësit u akuzua nga prindërit për neglizhencë.

Familja Cuka nga Durrësi i akuzon ata për vdekjen e foshnjës 15 muajshe më 28 mars, në harkun kohor të 20 ditëve me rastin tjetër të bërë publik në media.

Gjyshi i foshnjës, Anastas Cuka i akuzon mjekët e Pediatrisë së Durrësit për neglizhencë. Sipas tij foshnja kishte probleme urinare, ndërkohë që ka marrë mjekim për virozë stine.

“E kemi çuar tre ditë rresht në spital, tre ditë mjekët nuk kryen vizita të imtësishme, vetëm sipërfaqësore. Mjekët na thanë se nuk ka gjë, mbajmë përgjegjësi ne për gjithçka, por djali vdiq në duart e tyre”,- tregon gjyshi.

Ballkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.