EKONOMI

Dritan Ylli apel institucioneve: Ndërhyni në rrugën që lidh Shqipërinë me Malin e Zi

22:05 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dritan Ylli ka publikuar ditë e sotme një foto të “trishtë” nga rruga që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.  Trafikun e krijuar në këtë aks, kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, e ka sjellë në rrjetet sociale. Sipas Yllit, në prag të sezonit turistik, institucionet duhet të ndërhyjnë në këtë rrugë, që është e ngushtë dhe e pa ndriçuar, duke sjellë probleme për të gjithë pasagjerët.

“Shikoni c’ndodh sot ne rrugen qe lidh Shqiperine me Malin e Zi, permes pikes doganore te Muriqanit ! Rruga me fluksin me te madh te qytetareve qe kalojne nga njeri vend ne tjetrin ! E ngushte sa me s’ka dhe e pandricuar! Jemi perpara sezonit turistik !

Apel institucioneve te bejne sa me pare ndricimin e rruges! Duhet patjeter te mendohet per nje plan zgjerimi te kesaj rruge, qe do te ndihmonte shume zhvillimin e turizmit, biznesit te sherbimeve dhe punesimit ne rrethin e Shkodres !”, ka shkruar kreu i Inspektoriatit të Punës në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.