AKTUALITET

Ekzekutimi i ish-policit Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit, hetimet shtrihen edhe në Vlorë

08:17 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ndër pistat në të cilat po heton policia e Prokuroria e Durrësit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Sukthit” është edhe e shkuara kriminale e njërit prej viktimave dhe konkretisht të 27-vjeçarit, Juxhin Dauti. Për këtë, hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra persona, disa prej të cilëve edhe nga Vlora. Në mars të vitit 2012 në qytetin bregdetar, Juxhin Dauti vrau mikun e tij, Fatjon Bani. I riu ka qenë person me precedentë në fushën e lëndëve narkotike në Itali fillimisht dhe më pas në Shqipëri. TV “Klan” ka mundur të sigurojë rekursin e bërë nga Prokuroria e Vlorës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e shpalli të pafajshëm Dautin për vrasjen e mikut të tij, Fatjon Bani. Gjykata e Shkallës së Parë e pati dënuar atë me 23 vite burg. Sipas hetimeve të prokurorisë, viktima dhe autori kanë qenë fqinjë në Vlorë dhe kanë pasur marrëdhënie shoqërore. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ata kanë qëndruar së bashku në Itali. Gjatë kësaj kohe Juxhin Dauti i ka pasur borxh Fatjon Banit për shkak se ky i fundit i kishte gjetur një sasi prej 200 gr kokainë dhe ai nuk i kishte dhënë paratë.

Kjo është konfirmuar nga dëshmitarë, të cilët kanë pasur njohje me të dy. Ky borxh, i cili nuk u kthye asnjëherë, për prokurorinë ishte motiv i krimit. Në mars të vitit 2012 viktima dhe autori kanë qenë të dy në qytetin e Vlorës. Juxhin Dauti sipas hetimeve e ka ftuar mikun e tij që të shkonte ta takonte afër repartit zjarrfikës të qytetit në lagjen “Pavarësia”. Gjatë rrugës, sipas prokurorisë, ai e ka qëlluar me 3 plumba duke plagosur rëndë Banin, i cili humbi jetën në spitalin e Vlorës disa orë më vonë. Në dosje është administruar edhe dëshmia e disa punonjësve të zjarrfikëses, të cilët kanë komunikuar me të plagosurin. Ai u ka thënë se e kishte ngrënë në besë shoku i tij, duke përmendur emrin e Juxhin Dautit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.