Kryesore

Fatos Nano bën ndërmjetësin, i kërkon Dukës të braktis opozitën, ja marrëveshja

21:51 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Prej kohësh i mungon skenës politikë, por ditën e sotme ai ka dal përsëri në skenë. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ditën e sotme ka bërë ndërmjetësin. Ish-kryetar i PS-së, pasditen e sotme, Nano është parë në shoqërinë e Agron Dukës. Duke përfituar nga miqësitë e tij ka kërkuar që të braktis opozitën, bën të ditur SYRI.net.

Bëhet fjalë për një takim të zhvilluar në një lokal në zonën e Mulletit në periferi të Tiranës, ku Fatos Nano ka takuar kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke i kërkuar që të largohet nga opozita dhe të hyjë në zgjedhje. Në këtë takim ka qenë edhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Oferta për Dukën ka ardhur duke përfituar edhe nga fakti se PAA-ja është e regjistruar në KQZ. Edhe pse ai ka kërkuar disa herë që të ç’regjistrohet nga KQZ-ja, kjo e fundit nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kërkesën e tij, siç duket duke pritur edhe ndërmjetësimin e Fatos Nanos që ai të braktisë opozitën dhe Edi Rama të ketë mundësinë të flasë e të thotë se opozita ka hyrë në zgjedhje.

Bëhet me dije se biseda është përqendruar në faktin që Agron Duka dhe PAA të largohen nga opozita duke thënë se ‘Çadra e Lulzim Bashës është e papranueshme për Agrarët”.

Ndërkohë, Duka mësohet se i ka thënë Nanos që po të dojë mund ta vendosë të parin apo të dytin në listat e PAA-së për të kandiduar, qoftë në Tiranë, Durrës etj.

Fatos Nano – Agron Dukës: Ti duhet të ruash integritetin e vetes tende qe ke investuar… Përfiton Edi Rama, përfiton Tony Blair, t’i duhet të dalësh nga çadra… pastaj se çfarë bëhet mbrapa… Ti duhet të mbrosh idenë që çadrën e Lulzim Bashës unë nuk e pranoj, raporton Syri. net


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.