Kryesore

Genc Pollo sulmon ashpër Eduard Selamin: Gjallë qenka ky, zombie digjitale

20:59 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deklaratave të Eduard Selamit se Lulzim Basha po e përdor çadrën i është përgjigjur edhe deputeti demorakt, Genc Pollo. Me tone të ashpra, Pollo e ka quajtur kolegun e tij zombie digjitale. “Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital?”, ka shkruaj Genc Pollo në Facebook.

Më herët në një intervistë për VOA, Eduard Selami u shpreh se Basha bojkotoi parlamentin në një moment shumë të rëndësishëm, si ishte Reforma në Drejtësi.

“Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë. Më tej akoma me një retorikë të paprecedent për të bllokuar dhe mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për Partinë Demokratike dhe për çështjen shqiptare.

Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar Kryetarit Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar si organi më i lartë politik, i cili përcakton vijën politike të PD-ës. Dhe në statutin e PD-ës, është në mënyrë të detyruar që duhet të mblidhet një herë në 6 muaj, pra dy herë në vit. Ka tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë. Pra si të thuash, ka një pengmarrje të strukturave të partisë nga zoti Basha, në kundërshtim me ato premtime që bëri kur u zgjodh kryetar, premtime personale që m’i ka bërë dhe mua, por dhe të gjithë demokratëve.

Dhe është për të ardhur keq, që PD sot është më pak demokratike se në të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se një nga arsyet që PD ballafaqohet me një krizë të brendshme kaq të rëndë, e cila po ndikon negativisht dhe për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë, unë mendoj se është dhe mosfunksionimi i strukturave”, u shpreh Selami në intervistën dhënë VOA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.