Kryesore

Ilir Meta: Ditën që vdiq Enver Hoxha, babai më qëlloi me shpullë, e donte shumë

22:56 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga studio e Opinionit, meta ka sjellë dhe një detajë nga dita kur vdiq Enver Hoxha. Presidenti ri ka treguar se atë ditë babai i tij e kishte goditur me shuplakë.  “Kam ngrënë një shpullë ditën kur vdiq Enver Hoxha. Ika nga qyteti Studenti atë ditë. E hëngra shpullën nga babai, sepse ai e konsideronte mungesë serioziteti, sepse e donte Enver Hoxhën”, u shpreh Ilir Meta.

Midis shumë pasioneve që ka pasur në rininë e tij, Ilir Meta ka habitur ndërsa ka treguar që për afro dy vite ka bërë edhe komentatorin sportiv në emisionin e njohur radiofonik në Radio Tirana “Nga njëra ndeshje në tjetrën” me një nga ikonat e radios, Ahmet Shqarri. “Po kam qenë edhe komentator futbolli për afro dy vite. Babai im kishte shumë miqesi më Ahmet Shqarrin. Një ditë Ahmeti më ftoi të komentoja dhe për një vit e ca nga viti 1989 e pak dhe e lashë pastaj sepse stadiumet filluan të boshatisen”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.