AKTUALITET

Itali/ I ikën policisë si nëpër filma, aksidentohet dhe arrestohet 27-vjeçari shqiptar

20:39 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Denis Dema një 27-vjeçar shqiptar, është arrestuar në flagrancë nga policia italiane nën akuzën e vjedhjes dhe mbajtjes pa leje të armëve. Gjatë paralajmërimit të policisë për të ndaluar, shoferi ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar.

Tentativa e arratisjes përfundoi në rrugën “San Tammaro”, kur makina ka përfunduar jashtë rrugës. Dy personat kanë vazhduar përpjekjen për t’u larguar në këmbë, ndërsa u arrestua vetëm njëri prej tyre në një fshat, pikërisht Denis Dema. Në momentin e arrestimit Demas ia janë gjetur një sërë mjetesh të vjedhur si armë, laptop, medaljone ari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.