AKTUALITET

Maqedonia e kërkonte për mashtrim, arrestohet në Morinë turku

09:39 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi, por është arrestuar një shtetas turk nga policia kufitare.

Kështu policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga 37-vjeçarin  Deniz Gun, lindur në Turqi dhe banues në Prishtinë.

Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Organet e Drejtësisë Maqedonase.

Autoritetet Gjyqësore Maqedonase, me vendim nr.k.br.846/13, datë më 20.01.2014, e kanë  dënuar me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrim ndaj detyrimeve të shtetit, kryer në bashkëpunim”, të parashikuara nga Kodi Penal Maqedonas.

 Njoftimi i policisë

Më datë 30.04.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë  arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit turk, konkretisht:

-Deniz Gun, 37 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Organet e Drejtësisë Maqedonase.

Autoritetet Gjyqësore Maqedonase, me vendim nr.k.br.846/13, datë më 20.01.2014, e kan  dënuar me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrim ndaj detyrimeve të shtetit, kryer në bashkëpunim”, të parashikuara nga Kodi Penal Maqedonas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.