AKTUALITET

Prokuroria e Vlorës sekuestron 6100 m2 truall, pasuri me dokumeta të falsifikuara

11:02 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 6100 m2 truall, 24 apartamente të një pallati dhe 32 përqind të një pallati tjetër në qendër të qytetit, të dyshuar se janë pasuri të krijuara në  bazë të dokumenteve të falsifikuar.

Gjithashtu Prokuroria ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dy shtetasve. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Lavdosh I., ka regjistruar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara një sipërfaqe trualli prej rreth 10.000 m2. Origjina e kësaj prone bazohet në dokumentin “Vërtetim pronësie, datë 04/09/1993”, lëshuar nga Përgjegjësi i Seksionit të Kadastrës pranë Këshillit të Rrethit Vlorë. Bazuar në aktin e ekspertimit tekniko-grafik, rezulton se ky dokument është i falsifikuar. Rezulton e provuar se sipërfaqja e pronës së regjistruar është ndarë dhe tjetërsuar me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, si dhe është spostuar duke përdorur dokumentin e mësipërm. Mbi këtë pronë, rezulton se mbi dy pasuri janë ndërtuar dy objekte, e konkretisht një objekt tetëkatësh dhe një objekt njëmbëdhjetëkatësh.

Pas identifikimit të të gjitha pasurive të regjistruara mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, si dhe pasurive të regjistruara në emër të shtetasit Lavdosh I. dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme, në total:

–           6095 m2 sipërfaqe trualli,

–           32% të një pallati 11-katësh,

–           24 apartamente dhe njësi shërbimi në një pallat 8-katësh


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.