Kryesore

Rama nuk e kandidon, por Parid Cara e falenderon: I jam mirënjohës për besimin

21:18 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i Kavajës Parid Cara nuk do të jetë më pjesë e listave të kandidatët. Megjithatë Cara, nuk ndjen asnjë keqardhje për këtë fakt. Në rrjetet sociale ai ka postuar një mesazh falenderues për kryeministrin Rama, duke uruar shumë suksese për deputetët e tjerë.

Ndryshe nga kolegët e tij, të mbetur jashtë liste, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat drejtuar Edi Ramës, Parid Cara nuk flet me këtë gjuhë.

Statusi i plotë

Pershendetje miq, Siç jeni njoftuar tashmë nëpërmjet mediave, unë nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 Qershorit. Për mua ka qenë një nder i madh dhe një përgjegjësi shumë i madhe që për katër vjet kam përfaqësuar elektoratin e Kavajës në Parlament. Nëse kam punuar mirë apo keq, këtë e vlerëson vetëm elektorati.

Në katër vjet jam përpjekur të nxis zhvillimin e asaj zone ku u linda dhe u rrita derisa fati e donte që të emigroja. Jam munduar që të shfrytëzoj të gjitha hapësirat për të sjellë më shumë investime, qoftë publike, qoftë private në Kavajë. Falenderoj të gjithë qytetarët e asaj zone të mrekullueshme që më mbështetën në katër vjet. I jam mirënjohës gjithashtu edhe kryeministrit Rama që më besoi këtë detyrë të vështirë. Si çdo kontratë, edhe kjo kishte fillimin dhe fundin e saj dhe për këtë nuk kam aspak keqardhje.

Uroj që Partia Socialiste të rritet akoma më shumë, duke qëndruar afër qytetarëve dhe duke iu ardhur në ndihmë atyre. Ju uroj shume suksese deputeteve me te cilet punova ne kater vjet dhe te rinjve qe po marrin nje pergjegjesi te madhe mbi vete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.