AKTUALITET

Shifrat e BE/ 3.1% e shqiptarëve dhe 98% e sirianëve morën azil gjatë vitit të kaluar

17:15 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rreth 3.1% e shqiptarëve morën azil përgjatë vitit 2016. Shifrat zyrtare bëhen me dije nga BE. Sipas të dhënave të EUROSTAT të 28 shtetet anëtare të Bashkimit Europian u kanë dhënë statusin e mbrojtjes 710,400 azilkërkuesve në vitin 2016, më shumë se dyfishi i numrit të 2015, por azilkërkuesve shqiptarë u është refuzuar kërkesa nga Gjykatat teksa mësohet se vetëm 3.1% e rasteve kanë fituar statusin e mbrojtjes në Shkallën e Parë të gjykatave.

Shifër rekord të azilkërkuesve ka patur Siria. Rreth 98% e sirianëve morën azil gjatë vitit të kaluar ose 57% të numrit të përgjithshëm të personave që kanë statusin e mbrojtjes në Shtetet Anëtare të BE-së. Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta dhe si rrjedhojë azilkërkuesit nga ky vend nuk shihen me përparësi nga shtetet e BE-së, ndryshe nga ata që vijnë nga Siria apo shtete të tjera, ku banorët i ikin luftës dhe janë në rrezik jete…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.