EKONOMI

Si të ruhemi nga dhimbjet e shpinës

10:00 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Njerëzit i lajnë përditë dhëmbët dhe bëjnë shpesh dush, por ndonjëherë nuk mendojnë fare për muskujt e tyre. Ndërkohë që, këta të fundit janë shumë të ndjeshëm ndaj mospërfilljes dhe kjo ndikon në muskulaturë, mbështetjen dhe mbrojtjen e palcës kurrizore. Dhimbja e shpinës mund të na prekë më pak kur vendi ynë i punës është i rregulluar në mënyrën e duhur. Kështu, karrigia ku ne ulemi duhet të ketë ndenjëse të fortë, ndërkohë që lartësia e saj zgjidhet në atë mënyrë që duart e shtrira mbi të dhe bërrylat të formojnë një kënd 90 gradë.

Puna e përditshme
Jo më pak ngarkesë ndjejnë edhe gratë, të cilat merren me punët e përditshme të shtëpisë. Nëse ju duhet patjetër të lani rroba me dorë, legeni apo govata duhet të jenë të vendosur në lartësinë e bërrylave. Në mënyrë absolute është e ndaluar vendosja e tyre në tokë, me shpinë të kërrusur dhe këmbë të përthyera. Kjo është e vlefshme në momentin që ju pastroni fshesën me korrent. Kur lani dhëmbët ose fytyrën mos qëndroni të kërrusur mbi lavaman. Më mirë të uleni në një stol, ndërkohë që këshillohet që lavamani të jetë në nivelin e bërrylave.

Pushimi
Duhet të bëni pushim edhe pse nuk e ndieni veten të lodhur. Nëse lodhja është e lidhur me qëndrimin e vazhdueshëm në një vend më këmbë ose ulur duhet të ndryshoni pozicion herë pas here. Detyra kryesore është të çlodhni muskujt. Për këtë qëllim është mirë që të shtriheni dhe të qëndroni me këmbë të ngritura për 5 – 6 minuta. Mënyra më e mirë për “mirëmbajtjen” e muskujve është shëtitja e gjatë dhe e ngadaltë. Ndërkohë që dy shëtitje prej dy orësh në javë janë plotësisht të mjaftueshme.

Gjumi
E rëndësishme është se si do të pushoni edhe gjatë natës. Të këshillueshëm janë dyshekët ortopedikë, të cilët heqin dhimbjen e shpinës në mënyrë të suksesshme. Ndërkohë që, ne ju japim një test të thjeshtë: vendosni një shishe plastike me ujë mbi dyshek dhe uluni 30 -35 cm. larg saj. Nëse ajo nuk bie do të thotë që dysheku është i përshtatshëm për çlodhjen tuaj.
Sporti
Te femrat ka disa faktorë si: shtatzënia apo lindja, të cilat provokojnë dhimbjen e shpinës. Gjithashtu, fëmija duhet të mbahet në krahë dhe kjo shkakton probleme në shtyllën kurrizore. Sporti mund të ndikojë në shërimin e sëmundjeve të shtyllës kurrizore, por paraprakisht duhet që të kryhet një vizitë tek mjeku specialist, i cili të përcaktojë dhe ngarkesat e mundshme. Mesi është një nga zonat më të rrezikuara të shtyllës kurrizore. Nëse dhimbja e mesit shfaqet një herë, për fat të keq herët ose vonë do të kthehet sërish. Për këtë arsye, ngritja e peshave të rënda duhet të bëhet me shumë kujdes dhe me këmbë të drejtuara. Kur duhet të përkuleni, këmbët duhet të tkurren në gjunjë. Përkulja me këmbë të drejtuara është e rrezikshme për mesin. Nëse duhet të kryeni një punë fizike, me të cilën nuk jeni mësuar, filloni me më pak përpjekje dhe më pas rrisni gradualisht ngarkesën. Një rrip elastik special, i cili shtrëngon mesin e ul rrezikun.

Mjeku
Nëse edhe pas zbatimit të këtyre këshillave keni sërish dhimbje të shpinës duhet të drejtoheni te një specialist. Kjo lloj dhimbje, jo gjithmonë është e lidhur me ngarkesën e muskujve dhe mund të jetë shfaqje e një sëmundjeje të një organi. Nuk duhet të prisni që të mbeteni pa fuqi që të kërkoni ndihmën e një specialisti. Kontakti i shpeshtë me një specialist do t’ju ndihmojë të mbani larg trauma të pakëndshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.