Kryesore

Video/ Greqi, çobani shqiptar rrëfen i tmerruar: Si i gjeta fetuset në kavanoz

19:36 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Vrisaki të Imathias të Greqisë. Një çoban shqiptar ka gjetur në lëndinën pas një varreze një çantë. Pasi ka hapur çantën ka gjetur të dy kavanoza të mbushur me lëng, brenda të cilëve ndodhej nga një fetus.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë për të bërë ekspertizën. Para medias greke, çobani ka qenë tepër i tronditur dhe ka thënë se ka preferuar të mos e kishte hapur çantën. Kavanozat janë dërguar për ekspertizë në Departamentin e Sigurisë Alexandria.

Paraprakisht mendohet se embrionet ishin në javën e 18­-të apo të 20-të. Ajo që mbetet e paqartë deri tani është dinamika dhe autorët e ngjarjes. Sipas mediave greke, kavanozat përmbanin një lëng që po i nënshtrohet ekspertizës në Departamentin e Sigurisë Alexandria.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.