AKTUALITET

Vrasja në Himarë/ Zbardhet e shkuara e viktimës, ja sherri i “vjetër” në 2016-ën

14:25 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dashamir Zeneli, viktima e sotme që u gjet pa jetë i vrarë me armë zjarri dhe i hedhur në përrua nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai në tetor të vitit 2016, është arrestuar nga policia e Vlorës, me akuzën e kanosjes se një bashkëfshatari për motive të dobëta.

Aso kohe policia njoftoi se Dashamir Zeneli, banues në fshatin Kuç, Vlorë, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, është konfliktuar në një lokal të fshatit Kuç me shtetasin V.L., 44 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe si pasojë ka tentuar t’i drejtojë një armë zjarri të llojit “Automatik model 56” (me 2 fishekë në krëhër) për motive të dobëta, raporton Panorama.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti një tjetër armë zjarri tip “Shars” (me 30 fishekë në krehër).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri të llojit “Automatik model 56”,

– 1 armë zjarri të llojit “Shars model 54”,

– 2 krëhëra,

– 32 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm (në total) të cilat rezultonin pa leje përkatëse.

VRASJA

Një person është gjetur i vrarë sot me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se në orën 10:30 në fshatin Kuç të Himarës kanë gjetur një trup të pajetë.

Pas hetimeve paraprake  në lidhje me identifikimin e viktimës, ka rezultuar se trupi i pajetë i përket shtetasit Dashamir Zeneli, rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili është gjetur i pajetë në një përrua.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se personi është vrarë me armë zjarri.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.

 Njoftimi i policisë

Sot në orën 10:30, në fshatin Kuç të Himarës është gjetur një trup i pajetë.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake në lidhje me identifikimin e viktimës, ka rezultuar se trupi i pajetë i përket shtetasit D.Z., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili është gjetur i pajetë në një përrua.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se personi është vrarë me armë zjarri.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.