Kryesore

Lulzim Basha akuza të forta: Pazari i presidentit ka kushtuar 35 milionë euro

12:07 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i PD Lulzim Basha theksoi edhe një here sot nga çadra e protestës se opozita “kërkon të drejtën e çdo qytetari të vendosë me votë te lirë, te lidhim fatet e politikes me fatin e qytetareve shqiptare”. Ai tha se pazari i presidentit, ka kushtuar 35 milionë euro.

“Derrat e pushtetit pijnë verën më të shtrenjtë duke bërë pazare në kurriz të demokracisë.

Ulen pijnë dhe nga ky na del presidenti i Republikës, por kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë, s’është republika e të djathtëve dhe të majtëve e gegëve, toskëve, është republika e vjetër e derrave oligarkë që majmen me paratë e popullit shqiptarë.

Gjithnjë pjesa tjetër është teatër kukullash që Meta të vazhdojë të ruajë privilegjet, Rama të jetë kryeministër, për të gënjyer partnerët ndërkombëtarë që këtu ka demokraci, e gjitha është gënjeshtër e madhe që luhet mbi xhepat e shqiptarëve që janë më të pashpresë se 4 vjet më parë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.