Kryesore

Edi Rama i vendos kusht opozitës: Të votojë Vetingun, pastaj i presim në 18 qershor

18:52 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qarkun e Elbasanit, deklaroi se pavarësisht tentativave që opozitës, e cila është ngujuar në çadër, vetingu do të vazhdojë. Rama u shpreh se është i gatshëm ta presë opozitën në 18 qershor, vetëm pasi të votojë vetingun. “Ka një përpjekje reale për mos ti çuar të gjithë në rrugën e universitetit, për t’i lënë pastaj rrugëve. Por për ti dhënë të gjithëve mundësi, atyre që nuk shkojnë në universitet, që të marrin një zanat. Shumë shpesh ndodh që të dëgjoni se: ‘Sja vlen të merresh me ta’.

Por po të ishin të gjithë njësoj, do kishim renë e plehrave siç e kishit. Në të njëjtën datë si sot, kur unë erdha këtu për të bërë Elbasanin në 4 vite, atë që nuk është bërë për këto vite. Faktin nuk e luan topi, se Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Peqini, Belshi, kanë shumë ende për t’u bërë, por a ka krahasim me ato që ishin. E njëjta gjë vlen dhe për Shqipërinë. Ka nevojë që të rritet edhe më shumë, por rritet me 3.5 përqind. Kjo është një Shqipëri që nuk ka të fortë dhe të dobët, por që shkojnë të gjithë para ligjit nëse shkelin rregullat. Ju siguroj se sa më shumë rezistencë t’i bëjnë drejtësisë ata që i janë ngujuar drejtësisë, aq më i bindur jam se drejtësi do të bëhet dhe vettingu nuk do ndalet. Ashtu sikundër ju siguroj se me të njëjtën lëkundje që po luftojnë për të zhbllokuar vettingun, do luftojmë”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.