AKTUALITET

Eksploziv automjetit tek “Nëntë katëshet”  në Tiranë, nuk ka të lënduar

09:56 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme, prapa 9-katesheve në Tiranë.

Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur nga aktivizimi i një sasie eksplozivi të vendosur në një makinë tip “Smart”, që ishte parkuar aty nga një grua.

Dyshohet të ketë qenë një sasi prej rreth 100 gramësh lëndë plasëse e llojit tritol, që është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës nga persona ende të paidentifikuar. Burimet thanë se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Makina ku ishte vendosur eksplozivi është në pronësi të shtetases me iniciale B.A., e cila banon shumë pranë vendit ku kishte parkuar mjetin, rreth një orë e gjysmë para se të ndodhte shpërthimi.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.1 që kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët. Ekspertë kriminalistë dhe oficerë të Krimeve të Rënda kanë nisur veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, ku janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve private rreth zonës ku ishte parkuar makina.

Pronarja e mjetit është pyetur paraprakisht në vendngjarje, duke deklaruar se nuk ka probleme me njeri dhe, sipas saj, ngjarja mund të jetë edhe një ngatërresë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.