Kryesore

Video/ 100 minuta takim me ambasadorin Donald Lu, Mediu: Të gjejmë rrugët e dialogut!

12:03 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir Mediu, aleati më i afërt i kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka përfunduar takimin me ambasadorin Amerikan në Tiranë, Donald Lu, ku qëndroi më shumë se 100 minuta.

Takimi mes Mediut dhe Donald Lu, që është zhvilluar në qendrën “Coin” ka nisur që në orën 10:30 minuta dhe ka përfunduar rreth orës 11:45 minuta.

Pas takimit, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka pohuar: “Të vazhdojmë dialogun për të mirën e vendit. Rruga më e arsyeshme është të gjejmë rrugët e dialogut.

Gjithmonë ka shanse për dialog, nëse do të mendojmë për vendim dhe jo për interesa për pushtetin”, – është shprehur Mediu për median.

 Takimi

 Kriza politike ku është përfshirë vendi ka bërë që takimet ditët e fundit të jenë të shumta. Paraditen e sotme kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Takimi mes tyre ka pasur si qendër të diskutimit pikërisht situatën politike dhe se si kjo mund të zgjidhet në mënyrë që edhe opozita të bëhet pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Dje, Mediu zhvilloi një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrsië, Engjëll Agaci, ndërkohë që po dje deputeti i PD, Gert Bogdani deklaroi se “futemi në zgjedhje edhe në 16 korrik nëse plotësohen standardet”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.