Kryesore

Ftesa e Nishanit/ “Dorëzohet” opozita: Jemi të gatshëm të ulemi në tryezë me Ramën

16:47 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Nishani për dialog. Pas thirrjes së Nishanit, i cili ftoi kryeministrin e vendit dhe liderit e opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar krizën, vjen dhe përgjigja e opozitës. Në një deklaratë zyrtare, PD bën me dije se e mirëpret këtë ftesë, edhe pse shkaktar i krizës është Edi Rama

Deklarata e plotë

Pas thirrjeve për dialog të prsidentit Bujar Nishani, që opozita dhe maxhoranca të ulen në një tryezë për bisedime, vjen përgjigja e koalicionit opozitar.

“Partia Demokratike dhe i gjithë Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.

Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit permes zgjidhjes se ofruar.

Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.”, citohet në njoftimin e koalicionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.