Kryesore

Monika Kryemadhi kundër Luan Ramës: LSI nuk është parti kuotash, keqardhje…

14:52 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një statusi ne ‘Facebook’ duke theksuar se LSI nuk është parti kuotash, por sipas saj vlerësohen kontributet në parti. Ky reagim vjen ndaj vendimit të nënkryetarit të kësaj force politike për të paguar gjobën që KQZ i ka vendosur sa i takon përfaqësimit gjinor.

REAGIMI I PLOTE
Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.
Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve. Gjoba që je treguar i gatshëm të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë për LSI, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër. Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmëri për një Shqipëri më të mirë. Sepse janë pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Mikja dhe bashkëpunëtorja jote,
Monika Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.