Kryesore

Ndërkombëtarët presion Bashës: Merr pjesë apo jo PD-ja, zgjedhjet do të njihen

20:06 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bëhet me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Presidenti i PPE-së Daul, zv/Presidentin McAllister i kanë thënë opozitës që bojkoti i zgjedhjeve parlamentare nuk është opsion për t’u diskutuar. McAllister ka bërë të ditur gjithashtu se mbetet në fuqi marrëveshja e ofruar më 25 prill kur mbërriti në Tiranë për të negociuar mes palëve. McAllister doli garant gjithashtu që të zbatohet ajo marrëveshje nëse Basha dhe Rama bien dakord.

Haul dhe Mcallister kanë thënë gjatë videokonverencës se çdo gjë tjetër nuk është opsion.  Edhe Hahn ka deklaruar gjatë videokonferencës se Partia Demokratike dhe aleatët duhet të hyjnë në zgjedhje. Burimet bëjnë me dije se Hahn ka thënë se  zgjedhjet do të njihen, merr pjesë PD apo jo. Me tej Hahn ka garantuar opozitën se zgjedhjet do të monitorohen nga ODHIR.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.