Kryesore

Rama ultimatum Bashës: Negociatat të zhvillohen sonte, ose nesër dal në fushatë

19:38 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeminsitri Rama ka lëshuar një ultimatum për opozitën dhe liderin e saj Lulzim Basha. Pas takimit me të rinjtë në Elbasan, bëhet me dije se kryeministri ka thënë se ai është gati të takohet me presidentin Nishani dhe Lulzim Bashën sonte dhe të bisedojnë për zgjidhjen e krizës.

Përpjekja për t’i shtyrë takimet për nesër dhe ditët në vazhdim, është thjeshtë një përpjekje për të shkatërruar procesin që nuk do lejohet, thonë burimet. Lulzim Basha, i gjendur përballë presionit të jashtëm nga Brukseli dhe Uashingtoni, si dhe presionit të brendshëm, po tenton të gënjejë PD dhe njerëzit e interesuar për zgjedhje, sikur ai po përgatit një takim me Edi Ramën në ditët që vijnë.

E vërteta është që nuk ka asnjë kanal komunikimi serioz për këtë çështje dhe se kryeministri Edi Rama nuk pret përtej ditës së sotme të vazhdojë bisedime me opozitën, pasi nesër fillon zyrtarisht paraqitja  e kandidatëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.