AKTUALITET

Vihet në pranga efektivi i policisë në Delvinë i`u gjet në banesë drogë dhe armë

09:22 - 02.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vihet në prangat e policisë një efektiv policie në Delvinë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike si dhe armë pa leje.

SHÇBA vuri në pranga punonjësin e policisë, inspektor Bujar Mehmeti, 42 vjeç, nga Delvina.

Arrestimi u krye për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”.

“Nga kontrolli i ushtruar ne banesën në pronësi të Mehmetit dhe ambienteve përreth saj, u gjeten dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 qese e dyshuar me lëndën narkotike Cannabis Sattiva me peshë 118 gram dhe 1 armë zjarri model 56 kalibri 7.62 mm”, njofton policia.

Kontrolli u krye mbi bazën e informacioneve dhe materialeve te referuara nga ana e SHÇBA-se Vlore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për hetime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.